
Në Komitetin Qendror të VMRO DPMNE-së është marrë vendim për shkarkimin e Ilia Stoilevit nga posti i kryetarit të Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE Sveti Nikole, pas rastit me keqpërdorimin e mjeteve në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural që vijnë nga fondet IPARD.
Gjithashtu u mor vendim për shkarkimin e Goce Stoillovski nga vendi kryetar i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE Makedonska Kamenicë.
Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së gjatë mbledhjes së djeshme miratoi edhe vendime të tjera si ai për përgatitjet për Kongresin e ardhshëm të rregullt të partisë, të caktuar për 6 dhjetor në Kavadar ku pritet të marrin pjesë mbi 800 delegatë.
“U mor vendim për zgjedhjen e delegatëve që do të marrin pjesë dhe do të vendosin në Kongres. Mbi 800 delegatë do të marrin pjesë në Kongres, ndërsa sekretari i përgjithshëm Gjorgjija Sajkoski u autorizua të përcaktojë listën përfundimtare të delegatëve në përputhje me statutin e VMRO-DPMNE-së. Gjithashtu u formua këshill organizativ për përgatitjen e Kongresit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.



