
Janë konfiskuar 2.500 sete infuzioni – gjilpëra, shiringa, kanile dhe sisteme infuzioni – të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Për këtë rast informoi drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikolovski, dhe theksoi se këtë vit janë konfiskuar mbi 10 mijë copë barna.
“Rasti i fundit ku qartë shihet angazhimi ynë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve është konfiskimi i 2.500 seteve të infuzionit në pikën doganore Shkup 3. Rasti u zbulua gjatë kontrollit të detajuar të materialeve mjekësore të infuzionit – gjilpërave, kanileve dhe sistemeve të infuzionit, me ç’rast u konstatua se ato janë mallra kineze, e jo gjermane, për të cilat ishte lëshuar leja e importit. Meqë setet e infuzionit nuk janë në përputhje me standardet mjekësore në vend, nuk janë të sigurta për përdorim dhe për to nuk është lëshuar leje importi, malli u konfiskua dhe do të shkatërrohet, ndërsa ndaj importuesit është iniciuar procedurë përkatëse”, theksoi Nikolovski.
Drejtori gjithashtu informoi se vitin e kaluar janë parandaluar dy kanale ndërkombëtare të tregtisë ilegale me steroide anabolike, ku janë konfiskuar 600 mijë kilogramë substanca të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.



