
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash në rajonin e Tetovës, po votohet në komunat Bërvenicë, Bogovinë dhe Tetovë.
Deri në orën 09:00, në Komunën e Bërvenicës, nga gjithsej 16.150 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 860 qytetarë, që përbën 5,33 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve.
Në Komunën e Tetovës, deri në orën 09:00, nga gjithsej 87.878 qytetarë, kanë votuar 2.206 persona, ose 2,51 për qind e votuesve.
Ndërsa në Komunën e Bogovinës, nga gjithsej 29.088 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 533 persona, që përbën 1,83 për qind të votuesve.



