LokalXLajme

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të drejtë votë kanë 1.013.375 qytetarë, për votim janë regjistruar 4826 të sëmurë

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025 të dielën, kur do të votohet për kryetarë të komunave në 32 komuna dhe Qytetin e Shkupit, si dhe në tre vendvotime në Shuto Orizare për këshilltarë, të drejtë vote kanë 1.013.375 qytetarë.

Sipas informacioneve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), për raundin e dytë të votimit janë regjistruar 4826 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa më së shumti ka të regjistruar në Kërçovë – 823.

Të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak votojnë një ditë para zgjedhjeve, përkatësisht nesër.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 1.598 vëzhgues ndërkombëtarë dhe të huaj, nga të cilët 933 janë të huaj dhe 651 janë ndërkombëtarë.

Related Articles

Back to top button