
Në rrugën “Marks dhe Engels” në Strugë mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ka konfirmuar zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.
Sipas informacioneve, mëngjesin e sotëm në orën 6:50, D.M. nga Struga ka raportuar se rreth orës 3:00 ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri. SPB Ohër po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për të shtëna në një ndërtesë dhe nuk ka persona të lënduar.



