LokalXLajme

Policia e gatshme për zgjedhjet, do të bëjë kontroll nga toka dhe ajri

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, zhvilloi takoi drejtuesit e stacioneve policore nga të gjitha qytetet ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Në takim u shqyrtuan gjendjet e sigurisë në terren, sfidat dhe aktivitetet që policia po ndërmerr në prag të ditës së votimit.

Janev theksoi se detyra e policisë është e qartë – të sigurojë një proces zgjedhor të qetë, të sigurt dhe demokratik. Ai shtoi se po merren të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që qytetarët ta ushtrojnë të lirë të drejtën e tyre demokratike për të votuar, pa presione, frikë apo kërcënime.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë tolerancë ndaj asnjë veprimi të paligjshëm. Çdo përpjekje për prishjen e procesit zgjedhor do të sanksionohet me reagim të shpejtë, profesional dhe vendimtar të policisë,” njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ashtu si në raundin e parë zgjedhor, pjesëtarët e policisë do të jenë të pozicionuar pranë vendvotimeve dhe në të gjitha lokacionet potencialisht të rrezikshme. Po ashtu, aktivitetet e sigurisë do të forcohen me përdorimin e mjeteve moderne teknike, përfshirë edhe vëzhgimin ajror me dronë.

Related Articles

Back to top button