
Pesë linja të reja ajrore të “Viz er” – Bar, Stokholm, Madrid, Larnakë dhe Bazel fillojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe nga Aeroporti Shën Apostull Pali në Ohër, sot, 27 tetor dhe nesër, 28 tetor, njoftojnë nga TAV Maqedonia.
Linja e re Shkup – Stokholm filloi sot në mëngjes me fluturimin e parë në orën 6:05. Këtë herë “Viz er” fluturoi deri në aeroportin kryesor në Stokholm – Arlanda. Fluturimi i parë i linjës Shkup – Bar do të fillojë me fluturimin e Viz er deri në këtë qytet të bregut italian sot në orën 14:40. Nga aeroporti në Ohër, fluturimi i parë për Bazel niset sot në orën 12.
Nesër, më 28 tetor, do të fillojë edhe linja e re Shkup – Madrid, me fluturimin e parë në orën 16:05. Kthimi i linjës Shkup – Larnakë do të fillojë me fluturim që mbërrin nga Larnaka deri në Shkup nesër në orën 7:15.
Fluturimet të cilat fillojnë sot, 27 tetor, nga Shkupi deri në Stokholm dhe Bar, si dhe nga Ohri deri në Bazel, do të zhvillohen dy herë në javë – çdo të hëne dhe të premte.
Fluturimet të cilët fillojnë nesër, 28 tetor, nga Shkupi deri në Madrid, do të realizohen çdo të martë, të premte dhe të shtunë, ndërsa nga Shkupi deri në Larnakë – e martë dhe e shtunë.
Nga TAV Maqedonia thonë se presin vëllim të madh të qarkullimit të udhëtarëve për të gjithë pesë linjat e reja të “Viz er”, duke e pasur parasysh faktin se të gjithë këto qytete janë destinacione turistike atraktive, të cilat ishin kërkuar nga udhëtarët.
Nga pesë linjat e reja që fillojnë sot dhe nesër, Madridi dhe Bari janë destinacione plotësisht të reja për tregun e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht kryeqyteti i Maqedonisë për herë të parë do të lidhet me kryeqytetin spanjoll dhe me qytetin bregdetar italian.
Larnaka dhe Bazeli janë linja të vendosura përsëri, përderisa Shkup – Stokholm është linja e re ajrore, sepse “Viz er” prej tani do të fluturojë drejt aeroportit kryesor në metropolin suedez – Arlanda.
“Jam i sigurt se këto pesë destinacione patjetër do të vizitohen, këto destinacione të reja që po i paralajmëroj janë zgjedhja e udhëtarëve, zgjedhja e atyre udhëtarëve që mezi presin të lidhen me këto qytete nga të dy aeroportet, nga këtu në Maqedoni. Gjithashtu dua të falënderoj ekipin tonë në Aeroportet TAV që dhanë mbështetjen e tyre në mënyrë që të mund t’i përgatisim këto destinacione dhe tani të jemi në gjendje t’i ndajmë ato me udhëtarët. Besoj se do t’i shijoni destinacionet e reja, ne nuk po ndalemi këtu, jemi të përkushtuar të ofrojmë sa më shumë destinacione nga të dy aeroportet në Maqedoninë e Veriut dhe jam i sigurt se na presin edhe gjëra më emocionuese”, thotë në një deklaratë me shkrim Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia.



