
Në autostradën Shkup – Veles, pas pikëpagesës në Sopot, para tunelit të fshatit Bashino, ka pasur rëshqitje dheu dhe si pasojë, gjatë paradite komunikacioni është zhvilluar në një drejtim.
Në të njëjtën kohë në vendin e njejtë kanë ndodhur dy aksidente me dëme materiale. Të lënduar nuk ka.
Gjatë pasdites komunikacioni është kthyer në normalitet dhe meqë reshjet janë ndërperë, komunikacioni si në këtë pjesë edhe në gjithë territorin e Maqedonisë është duke u zhvilluar pa ndërprerje.



