
Më datë 23 tetor 2025, rreth orës 19:50, një 57-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar për shumën prej 18.000 euro nga një shtetas turk.
Sipas denoncimit, i dyshuari me inicialet Xh.D., pronar i një kompanie për montim të ashensorëve në objekte banimi, ka pasur qëndrim të regjistruar në Tetovë dhe në shtator të këtij viti kishin rënë dakord që së bashku të importonin pelet për ngrohje nga Turqia.
Ai ka deklaruar se i dyshuari në tre raste i ka marrë para me arsyetimin se bëhej fjalë për një porosi të rregullt të mallrave, por më vonë ka zbuluar se i njëjti mallin e ka shitur menjëherë diku tjetër dhe më pas është bërë i pakapshëm, duke mos u përgjigjur në telefonat e tij celularë.
Policia njofton se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.



