
Në kumtesë deri te opinoni fjalime mbajtën prindërit dhe familjet e të rinjve të cilët tragjikisht e humbën jetën në zjarrin në diskotekën “PULS” – Koçan, menjëherë pasi Gjykata themelore penale nga Shkupi sot publikoi se gjykimi filloi më 19 nëntor në gjykatën në INP “Idrizovë”. Në zjarrin në diskotekën e Koçanit jetën e kanë humbur 63 persona, ndërsa mbi 200 përfunduan me lëndime të rënda trupore.
Lidhur me lëndën penale-juridike K.nr 1872/25, i lidhur me fatkeqësinë tragjike në diskotekën “PULS” në Koçan, sot kemi marrë njohuri se debati kryesor është caktuar për më 19 nëntor 2025 (e mërkurë), me fillim në ora 09:30, në gjykatën pranë INP Idrizovë, thuhet në kumtesë, të cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale.
Ne, prindërit dhe familjet e fëmijëve të ndjerë, njoftojmë se do ta ndjekim procesin gjyqësor me vëmendje të madhe, me qëllimin e vetëm për të zbuluar të vërtetën dhe për të siguruar drejtësi për jetët e reja që u humbën në tragjedinë që ndryshoi përgjithmonë shoqërinë tonë.
Presim një proces të drejtë, transparent dhe të paanshëm gjyqësor, në të cilin të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi, do ta mbajnë atë. Dhimbja jonë është e përjetshme, por lufta jonë është edhe për gjeneratat e ardhshme – që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më kurrë.
I kërkojmë opinionit, mediave dhe institucioneve ta ndjekin këtë proces gjyqësor me vëmendjen e duhur, pasi ky nuk është vetëm një gjykim për zjarr – ky është një gjykim për njerëzimin, ndërgjegjen dhe përgjegjësinë.
Njëkohësisht, Ju informojmë se, pasi kemi marrë datat e seancave gjyqësore, bllokadat e përditshme do të pezullohen përkohësisht, por ne do të vazhdojmë me Marshimet çdo të shtunë – si simbol i këmbënguljes dhe luftës sonë për të vërtetën, thuhet në kumtesën e prindërve dhe familjeve të atyre që humbën jetën në zjarrin tragjik më 16 mars të këtij viti në zjarrin në Koçan.