
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova konsideron se është hap i mirë që është kërkuar dhe është marrë mendim nga Komisioni i Venecies për tërë pakon e ligjeve për reformat në gjyqësi dhe se menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale duhet të arrijnë ligjet në Kuvend, sepse, siç theksoi “nuk mund të kemi reforma në sistemin gjyqësor pa pasur ndryshime ligjore”.
Siljanovska-Davkova tha se ka pasur periudha kur shteti ka qenë i vullnetshëm në parashtrimin e kërkesave për mendime nga Komisioni i Venecies, por edhe kur në përgjithësi nuk e kemi bërë atë, duke cekur se është gëzuar që në rend dite të Komisionit të Venecies është gjetur kërkesa për dhënie të mendimit për ligjin për prokurorinë publike dhe se ligji ka kaluar.
“Po, jam e informuar se ministri i Drejtësisë tërë pakon e ligjeve lidhur me reformat në gjyqësi e ka dërguar në Komisionin e Venecies dhe ma marrë mendime për atë. menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale uhet të arrijnë ligjet në Kuvend, sepse nuk mund të kemi reforma në sistemin gjyqësor pa pasur ndryshime ligjore dhe mendoj se ky është një hap i mirë”, deklaroi Siljanovska-Davkova, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas shënimit të 15 Tetorit, Ditës ndërkombëtare të shkopit të bardhë.
Edhe pse nuk janë obligative mendimet e Komisionit të Venecies, Siljanovska-Davkova nënvizoi se rekomandon të gjitha ligjet, kur janë në draft version, të dërgohen në Komisionin e Venecies, sepse, siç tha, “atje ulen juristë të dnryshëm dhe ata janë luftëtarët dhe mbrojtësit e sundimit të së drejtës, në vend të sundimit të individëve”.
“Mendoj se ky është hap i mirë edhe për një shkak tjetër. Tashmë nuk do të vlerësohet vetëm harmonizimi me të drejtën evropiane, por edhe implementimi he atëherë dy organe marrin rol kyç. Komisioni i Venecies, si komision për sundimin e së drejtës dhe GREKO (Grupi i shteteve kundër korrupsionit). ne duhet të përgatitemi për atë”, tha Siljanovska-Davkova.
Në të vërtetë, theksoi Siljanovska-Davkova, Komisioni i Venecies prandaj edhe është krijuar në vitet e 90-ta, në mënyrë që t’i ndihmojë shtetet që dolën nga komunizmi, të synojnë sjelljen e Kushtetutave dhe ligjeve liberale.



