
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në mbledhjen e sotme shqyrtoi ankesat për të drejtat personale të votimit nga persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, të cilëve nuk iu pranua kërkesa për të votuar në shtëpi. Disa nga këto ankesa u pranuan në mbledhje, ndërsa anëtarët e KSHZ-së theksuan se personat, ankesat e të cilëve për të drejtat personale të votimit u pranuan sepse nuk janë në Listën e Votuesve, e cila tashmë është e mbyllur, dhe në pajisjet e identifikimit biometrik, duhet ta kenë me vete vendimin që do t’u lëshohet nga KSHZ-ja kur të shkojnë të votojnë.
Për rreth 9.000 persona, të sëmurë dhe të pafuqishëm ishin parashtruar kërkesa për votim në kushte shtëpie, ndërsa kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko theksoi se ankesa të tilla tashmë nuk do të shqyrtohen sepse afati për parashtrimin e tyre ka përfunduar mbrëmë në mesnatë.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në mbledhjen e sotme akreditoi edhe 9 vëzhgues nga CIVIL, 24 vëzhgues nga Këshilli i Evropës dhe dy vëzhgues nga Wake up. Deri më tani janë akredituar 1340 vëzhgues, prej të cilëve 699 vendorë dhe 639 vëzhgues ndërkombëtarë dhe dy gazetarë të huaj.
Kryetari i KSHZ-së, Kondarko informoi se nuk do të zbatohet votim për tetë persona në Shtëpinë e Personave të Moshuar “Arija” e cila është e mbyllur sipas shkresës e cila deri te ata ka mbërritur nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.