
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova pret mes tjerash që edhe çështja për kontestin me Bullgarinë të përmendet gjatë vizitës së kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, e cila nesër vjen për takime me kreun shtetëror në Shkup.
Siljanovska Davkova, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve për pritjet nga vizita, por edhe nëse ekziston komunikim zyrtar me Sofjen, duke i pasur parasysh paralajmërimet e kryeministrit Hristian Mickoski se kontaktet do të intensifikohen pas zgjedhjeve dhe në Vitin e Ri, theksoi se pret të vendoset edhe kjo çështje dhe shtoi se ne çdoherë jemi të gatshëm të bisedojmë me argumente.
“Pres të për,mendet edhe kjo çështje, çdoherë jemi të gatshëm të bisedojmë me argumente, çdoherë kemi menduar se popullin bullgar e kemi të afërt, shteti bullgar na ka njohur i pari, pa kurfarë kushtëzimesh, prandaj unë ndonjëherë janë e befasuar nga sjellja e tanishme politike. Jam e bindur se fati ka dashur të jetojmë njëri pranë tjetrit, ne duhet të mbështetemi, ne duhet të kuptohemi, nuk mundet fqinji të jetë i lumtur nëse ne nuk jemi të lumtur. Prandaj duke e mbëhstetur tjetrin, ne e mbështesim veten tonë, sepse çështjet rajonale, problemet na kanë bërë të afërt, bashkëpunues, madje edhe në kuadër të BE-së nëse dëshirojmë të jemi kompetitivë dhe të dëgjuar, gjithashtu duhet t’i mbrojmë interesat rajonale”, deklaroi shefja e shtetit në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me presidentin sllovak, Peter Pelegrini.
Për komunikim me Sofjen tha se ajo tani nuk është e mirëseardhur për Qeverinë për shkak të zgjedhjeve dhe shtoi se ajo ka komunikim me fqinjin, siç theksoi, në margjina.
“Ardhja e Fon der Lajenit mund të shihet përmes dy prizmave, përmes dy këndeve, njëri është të punohet për vizitë të rregullt, ajo edhe vitin e kaluar nëse ju kujtohet pati vizitë në rajon dhe mendoj se kjo është mirë për shkak të gjendjes së rajonit”, tha presidentja.
Ajo shtoi se kemi nevojë për paraqitje rajonale, mbështetje rajonale, solidaritet dhe mirëkuptim rajonal, nëse dëshirojmë që Ballkani t’i ngjajë Baltikut, sepse siç theksoi, shtetet baltike fillimisht dhe më me fanatizëm janë mbështetur nga Suedia, Danimarka dhe Finlanda.
“Në Ballkan kjo nuk ndodhi, pat edhe më parë probleme si ky i joni, ku kujtohet mes Sllovenisë dhe Kroacisë, por ende nuk ishte zgjidhur problemi, megjithatë u arrit një kompromis. Kjo është e rëndësishmja. Pas Samitit të Selanikut nuk kemi parë strategji të qartë ndaj Ballkanit Perëndimor, por me Planin për rritje tashmë sikur së bashku hapërojmë drejt BE-së. Kjo është e lidhur për mbështetjen financiare, por kjo nuk është anbllok, por e lidhur me reforma. Kjo na bën kompatibilë dhe më të afërt me BE-më sepse realizimi i Agjendës reformuese është në linjë me Kriteret e Kopenhagës”, theksoi Siëjanovska-Davkova.
Kryetarja e KE-së, Fon der Lajen dje nga Tirana e filloi turnenë e vet treditëshe nëpër vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të së cilës nesër do të vijë në Shkup.
Siç informoi Komisioni evropian, gjatë qëndrimit në Shkup, Fon der Lajen të mërkurën pasdite do të takohet me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, me kryeministrin Hristian Mickoski dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.