LokalXLajme

Lirohen derivatet

 Benzinat prej mbrëmë në mesnatë do tl lirohen për një denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit zvogëlohet për gjysëm denari, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE). Me vendimin bëhet zvogëlim i çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,83 për qind në krahasim me llogaritjen paraprake.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 73 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 75, EURODIZEL (D-E V) për 68, ndërdsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 67,5 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së, për 0,001 denar për një kilogram rritet çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe është 36,661 denarë.

Nga KRRE potencojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë rritje tek benzinat mesatarisht për 3,358 për qind, te dizeli për 2,566, tek vaji ekstra i lehtë për 2,450 dhe tek mazuti për 0,645 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit janë formuar çmimet me llogaritjen paraprake është më i lartë për 0,5110 për qind. 

Related Articles

Back to top button