LokalXLajme

Kandidati i pavarur tërhiqet, i jep mbështetje Daut Beqirit në Haraçinë

Një prej kandidatëve të pavarur në komunën e Haraçinës, Fekri Bilalli, ka vendosur që të tërhiqet nga gara. Hapi i tij i ardhshëm ka qenë që të mbështesë kandidatin e VLEN-it në këtë komunë, Daut Beqiri.

Në njoftimin e bërë publik, ai ka theksuar se vendimi është marrë pas bindjes se Beqiri është “njeriu i duhur për Haraçinën”, duke theksuar cilësitë e tij si një person me vizion, energji dhe dashuri të sinqertë për vendlindjen.

“Pas një reflektimi të kujdesshëm, kam vendosur ta tërheq kandidaturën time për kryetar komune dhe ta përkrah njeriun e duhur për Haraçinën, Daut Beqirin. Një njeri me vizion, energji dhe dashuri të sinqertë për vendin tonë”, thuhet në postimin e tij.

Ky vendim vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale. Në Haraçinë përveç kandidatit të VLEN, garon edhe kandidati i AKI-së Skender Isufi.

Related Articles

Back to top button