Lokal

Erkan Arifi: Uragani i fitores së madhe të likoves u vulos sot

Kandidati për kryetar të Likovës, Erkan Arifi pas tubimit të AKI-së në Likovë, deklaroi se sot është vulosur fitorja e në Likovë.

“Të nderuar dhe të respektuar aktivistë të Aleancës Kombëtare për Integrim, ju falënderoj përzemërsisht secilin prej jush, që edhe sonte vulosët fitoren tonë të madhe, e cila po vjen e sigurt më 19 tetor.
Komuna e Likovës ka qenë gjithmonë e rreshtuar në mbrojtje të interesit dhe dinjitetit kombëtar, prandaj mbështetja juaj ka qenë dhe mbetet masive.
Drejt një apeli të sinqertë për të gjithë banorët e komunës sonë: le të bëhemi të gjithë pjesë e kësaj fitoreje historike. Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje lokale, por shumë më tepër – sepse nga rezultati i tyre varet e ardhmja e popullit dhe vendit tonë”, shkruan Arifi.

Related Articles

Back to top button