
Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti aktakuzë kundër një personi për vepër penale – Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose intolerancës në bazë të arsyeve kombëtare, racore, fetare ose të tjera diskriminuese.
Në procedurën paraprake të zbatuar, siç citojnë nga Prokuroria, janë siguruar dëshmi me të cilat konfirmohet vlefshmëria e dyshimeve se i pandehuri e ka kryer veprën ndaj një pjesëtari të komunitetit hebraik – drejtorit të Fondit të Holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni.
“Më 26.12.2024, para hapësirave të Fondit në rrugën “11-të Marsi” në Shkup, ndërsa i dëmtuari po kryente detyrat e tij të punës, i pandehuri, i cili ishte agresiv, kaloi pranë hyrjes. Ai e ktheu shikimin drejt të dëmtuarit me zemërim dhe urrejtje dhe filloitë bërtiste me fjalë naziste, duke sharë dhe duke përdorur fjalë fyese në gjermanisht. Pastaj ai u përpoq të largohej, por i dëmtuari menjëherë iu afrua automjetit të policisë aty pranë dhe e denoncoi. Kur nëpunësit e policisë iu afruan të pandehurit 59-vjeçar për ta identifikuar, ai vazhdoi të kërcënonte, kështu që i dëmtuari u ndje i kërcënuar, i pasigurt dhe i frikësuar dhe u tërhoq në ambientet e muzeut”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.



