LokalXLajme

Shkupjanët dhe strumicasit shoferët më të shpeshtë që kapen pa leje të vozitjes

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se nga janari i këtij vitit e deri në fund të shtatorit, policia rrugore ka shqiptuar gjoba për 18.458 shoferë që kanë marrë pjesë në trafik pa pasur patentë shoferi. Më së shumti shoferë pa leje janë kapur në rajonin e Shkupit dhe Strumicës.

“Më së shumti shkelje të këtij lloji janë evidentuar në zonat e Sektoreve për Punë të Brendshme Strumicë dhe Shkup, me përkatësisht 3.275 dhe 3.202 shkelje; më pas në territorin e SPB Manastir, janë ndëshkuar 2.811 drejtues për drejtim pa patentë, në SPB Tetovë janë marrë 2.086 masa, ndërsa në SPB Kumanovë janë ndëshkuar 1.660 drejtues për drejtim pa patentë”, thonë nga MPB.

Related Articles

Back to top button