
Pas marrjes së informacioneve për trajtim çnjerëzor të mundshëm ndaj personave të moshuar – përfitues të shërbimeve jashtë familjes, Prokuroria Themelore Publike Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme – Njësinë për Krim Ekonomik dhe të Kompjuterëve, ka ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Pasi janë mbledhur të dhëna të mjaftueshme që konfirmojnë dyshimet fillestare, ditën e djeshme janë kryer kontrolle në katër lokacione të lidhura me dy institucione private për kujdesin social të të moshuarve. Sot po vazhdohet me kontrolle në edhe dy lokacione të tjera të ndërlidhura. Deri në këtë moment, dy persona janë ndaluar.
Në vendin e ngjarjes, përveç përfaqësuesve të MPB-së dhe prokurorisë, janë të pranishëm edhe inspektorë nga Ministria për Politika Sociale, Demografi dhe të Rinj, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror i Punës, si dhe inspektorë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Në aksion janë përfshirë edhe përfaqësues nga Qendrat për Shëndet Publik, mjekë nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore dhe nga Instituti për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistikë.
Institucionet po vazhdojnë me veprimet për të vërtetuar të gjitha faktet relevante ligjore dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme për rastin.



