Tentuan t’i ikin patrullës, goditën dy herë makinën e policisë dhe bënë aksident
Me datë 06.10.2025 në afërsi të vendbanimit Kolonia e Re, nëpunës policorë nga Departamenti për Operacione Speciale Policore, duke vepruar sipas planit të SPB Shkup, i privuan nga liria N.A. (45) dhe A.J. (23) nga Shkupi. Personat të cilët janë të dënuar, por ishin pushim nga INP Idrizovë, gjersa kanë lëvizur me automjetin e pasagjerëve “Renxh Rover” në rr. “Pançe Nedellkovski” në Shkup rreth orës 20:20, nuk janë ndalur në sinjalin e dhënë nga nëpunësit policorë dhe kanë ikur, kështu që menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për ndalimin dhe privimin e tyre nga liria.
Është organizuar ndjekje e automjetit që po shkonte drejt unazës, dhe më pas drejt rrugës rajonale Shkup-Veles, ku është ndaluar nga nëpunësit policorë në afërsi të vendbanimit Kolonia e Re. Kur nëpunësit policorë, të cilët ishin me automjet zyrtar ,,Mazda” tentuan të tejkalojnë automjetin ,,Renxh Rover”, shoferi i automjetit ,,Range Rover” e goditi dy herë automjetin e policisë.
Nëpunësi policor ka qëlluar me plumba paralajmërues në ajër, por automjeti ,,Range Rover” nuk është ndalur, por ka vazhduar të lëvizë dhe në afërsi të vendbanimit Kolonia e Re ka dalë nga rruga. Në automjet janë gjetur pesë telefona mobilë, para dhe çelësa nga disa automjete, ndërsa N.A. dhe A.J. janë privuar nga liria dhe ndaj tyre, pas dokumentimit të rastit, do të ngrihen parashtresa përkatëse.



