RajonXLajme

Në Gjykatën e Apelit në Tiranë qëllohet për vdekje një gjyqtar

 Një incident serioz shqetësoi opinionin shqiptar pasditen e sotme, kur në sallën e gjyqit së Gjykatës së Apelit në Tiranë, u qëllua me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u transportua në klinikën e traumatologjisë në Tiranë, por pak më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Autori Gjan Shkëmbi, qëlloi tre plumba drejt gjyqtarit Kalaja, menjëherë pasi ky filloi të lexonte vendimin në lidhje me çështjen e tij. 

Një pjesë nga plumbat goditi edhe dy persona të tjerë, baba dhe i biri, por ata janë jashtë rrezikut për jetë. 

Gjyqtari Kalbsh/aja udhëheqte rastin rreth pronësinë së një ish ndërtese shkolle në Shkodër, në të cilën jetonin 31 familje. Familjet e paditën Shkëmbin për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara për t’u bërë pronar i ndërtesës dhe zonës përreth dhe për të kërkuar që ata të largoheshin nga ndërtesa. 

Mbetet e paqartë se si vrasësi arriti të kalonte përmes disa kontrolleve fizike dhe detektorëve për metale.

Related Articles

Back to top button