
Shoqata e qytetarëve “16 Mars 2025 Koçan” për sot ka paralajmëruar protestën e 25-të “Marshi për engjëjt” në Koçan, e cila do të fillojë në orën 16:05.
Prindërit dhe qytetarët do të marshojnë nga “Parku i Revolucionit”, përmes Qendrës tregtare dhe ndërtesës së Drejtorisë për të Ardhura Publike, deri te Stacioni Policor. Prej aty, marshimi do të vazhdojë drejt Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në Koçan.
“Ky marsh është simbol i bashkimit, dinjitetit dhe një zëri që kërkon përgjegjësi. Ia kushtojmë engjëjve që kurrë nuk do të harrohen dhe luftës për të vërtetën që ua kemi borxh. I ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallim feje, etnie apo përkatësie politike, të na bashkohen dhe së bashku të tregojmë se drejtësia për engjëjt tanë është mbi të gjitha”, thuhet në njoftimin e Shoqatës “16 Mars 2025 Koçan”.
Marshi zakonisht përfundon në vendin nga ku edhe fillon – “Parku i Revolucionit” në Koçan.



