BotëXLajme

Izraeli ndalon flotilën për Gazën – mes të ndaluarve edhe Greta Thunberg (VIDEO)

Anijet ushtarake izraelite kanë ndaluar një flotilë të aktivistëve ndërkombëtarë që ishte nisur drejt Rripit të Gazës, dhe ndër të ndaluarit është edhe aktivistja e njohur mjedisore suedeze, Greta Thunberg.

Ministria e Jashtme e Izraelit publikoi një video ku shihet Thunberg në bordin e një anijeje, teksa një ushtar izraelit i jep ujë dhe një xhaketë, raporton “BBC”.

Grupi organizator Global Solidarity Flotilla (GSF) deklaroi se ushtria izraelite përdori topa uji dhe goditi qëllimisht njërën nga anijet, duke dëmtuar edhe pajisjet e komunikimit, çka shkaktoi ndërprerjen e transmetimeve live. “Kjo nuk është mbrojtje, por një përpjekje e dëshpëruar për të mbajtur bllokadën ndaj Gazës”, tha GSF.

Sipas organizatës, disa anije – përfshirë anijen kryesore “Alma”, si dhe “Surius” dhe “Adara” – janë ndaluar dhe janë bastisur nga marina izraelite.

Incidenti ndodhi rreth 70 milje detare larg bregut të Gazës. Flotilja kishte për qëllim të dorëzonte ndihma humanitare dhe pritej të mbërrinte në Gaza të enjten në mëngjes.

Qeveria izraelite e ka cilësuar këtë veprim si një “provokim”, duke theksuar se të gjithë aktivistët, përfshirë edhe Thunberg, janë “të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore”.

Related Articles

Back to top button