LokalXLajme

“Babai im meriton drejtësi, jo përdhosje” – bija e komandant Strugës demanton Adnan Azizin

Shqipdona Mazari, e bija e Nuri Mazarit – komandant Strugës ka ndarë një video emocionuese, ku shihet ajo foshnje teksa përqafohet nga babai i saj.

Ajo thotë se është e vetmja video që e ka kujtim me të dhe ia bashkëngjit një reagim, ku demanton shefin e shtabit zgjedhor të VLEN-it, Adnan Azizin, i cili sot në Konventën promovuese, përmendi emrin e babait të saj, si “viktimë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti”. (VIDEO, minuta 58:40)

Shqipdona, thotë se “ai nuk është vrasësi i babait të saj” dhe kërkon “drejtësi, në vend të përdhosjes” së emrit të Nuri Mazarit.

“Sot ndjej nevojën të jem edhe më e qartë: personi që u përmend në atë fushatë publike, ku morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë, nuk është vrasësi i babait tim. Nuk është vetëm padrejtësi ndaj tij, por është edhe një abuzim i rëndë me kujtimin e babait tim dhe me vuajtjen e familjes sonë.

Zotëri Adnan Azizi, me çfarë të drejte e përdorët këtë emër të shenjtë për kauza të momentit politik? A nuk e dini se idealet nuk janë mall tregu? Se gjaku dhe sakrifica nuk janë slogan elektoral?

U bëj thirrje të gjithë atyre që e përmendin emrin e tij për qëllime politike, personale apo propagandistike, që të ndalojnë menjëherë. Mos e përdorni Nuriun – as jetën e tij, as vdekjen e tij – për përfitime apo qëllime të ulëta. Është e padenjë. Është e turpshme. Kujtimi i babait tim meriton drejtësi, jo përdhosje.

Mos u zini mes vete, shqiptarë.�Mos e bëni dhimbjen armë.�Bashkohuni, sepse kur jeni bashkë, jeni më të fortë, më të pathyeshëm, më të respektuar.

Kjo është rruga e vetme përpara: rruga e besës, e unitetit dhe e forcës kombëtare”, shkruan Shqipdona Mazari./PortaliX

Related Articles

Back to top button