
SHBA-ja do të vendosë doganë prej 100 për qind për të gjithë filmat e bërë jashtë vendit, kumtoi sot presidenti amerikan, Donald Tramp në kumtimin në rrjetin social Truth Social.
“Industria jonë e filmit është rrëmbyer nga vende të tjera, njejtë sikur i vjedhin ëmbëlsirën fëmijës. Kalifornia, me guvernatorin e vet të dobët dhe jokompetent, është goditur posaçërisht! Prandaj, për ta zgjidhur këtë problem shumëvjeçar dhe të pafundshëm, do të vendosëdoganë prej 100 për qind për të gjithë filmat e bërë jashtë SHBA-së. Ju falënderoj për vëmendjen tuaj. Ta bëjmë[ Amerikën sërish të madhe ! Presidenti DJT”, kumtoi Tramp në rrjetin e tij social.



