LokalXLajme

Nga mesnata çmime të reja të karburanteve

Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturinat Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli Vendim me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,49 për qind në krahasim me vendimin e 2 shtatorit të vitit 2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe i EURODIZEL (D-E V) mbesin të pandryshuar.

Çmimi i ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të mazutit M-1 NS rriten për 0,644 denarë për kilogramë dhe tani do të arrijë 37,591 denarë/kg.

Nga 30 shtatori i vitit 2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të natës do të arrijnë. EUROSUPER BS-95: 75,50 den/l, EUROSUPER BS-98: 77, 50 den/l, EURODIZEL BS (D-E V): 69,50 den/l, Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1): 69,50 den/l, Mazuti M-1, NS: 37,591 den/kg.

Related Articles

Back to top button