
Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili më herët, duke iu drejtuar kryeministrit dhe kryetarit të kësaj partie, Hristijan Mickoskit, tha se me “zagar del për gjah lepujsh, por jo për shqiponja”.
Në një reagim të gjatë, VMRO-DPMNE i është përgjigjur retorikës së Ahmetit me akuza për korrupsion dhe kapje të institucioneve.
“Kemi një porosi deri te Ali Ahmeti: Nuk je shqiponjë por një zog i thjeshtë”, thuhet në deklaratën e partisë.
Sipas VMRO-DPMNE-së, Ahmeti duhet të shkojë në pension.
“Në vend të shkojë në pension – nuk iu bezdis 20 vjet qeverisje?”, shkruhet më tej në reagim, duke e akuzuar liderin e BDI-së për keqpërdorim të pushtetit në bashkëpunim me figura kyçe të sistemit të drejtësisë.