LokalXLajme

Arrestohet një tetovar – kishte lyer targat me ngjyrë të kuqe dhe kishte vendosur fleshërë

Më 25.09.2025, në ora 16:40, për shkak të shkeljeve të rregullave në komunikacion sipas nenit 139 pika 11 dhe nenit 36 pika 5 të Ligjit për automjete, si dhe nenit 225 pika 9 të Ligjit për sigurinë në trafikun rrugor, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Tearcë arrestuan R.Ll. (56) nga Tetova, i cili po lëvizte me një automjet të pasagjerëve të markës “Mercedes” me targa të Tetovës.

Nga ai janë konfiskuar targat e modifikuara dhe pajisjet ndriçuese të tipit “fleshërë” të instaluara në automjet. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngriten kallëzimet përkatëse.

Related Articles

Back to top button