LokalXLajme

Përmbyset cisterna me naftë në Maqedoni, shpërthen zjarr (FOTO)

Një incident i rëndë ka ndodhur në rrugën rajonale midis Gjevgjelisë dhe Bogdancit, ku një cisternë që transportonte naftë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë e aksidentit, ka pasur rrjedhje të karburantit, që më pas ka shpërthyer në flakë.

Zjarrfikësit nga Brigada Territoriale e Gjevgjelisë kanë reaguar menjëherë dhe me përdorimin e shkumës speciale kanë arritur të vënë zjarrin nën kontroll. Gjatë ndërhyrjes është krijuar një re e dendur tymi të zi, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Sipas deklaratës së drejtorit të Drejtorisë për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov, situata tashmë është stabile dhe rreziku për një shpërthim të dytë është minimal. Megjithatë, rrjedhja e naftës vazhdon dhe ekipet përkatëse janë në terren për të parandaluar ndotje të mëtejshme ose ndonjë incident tjetër.

Related Articles

Back to top button