LokalXLajme

Dogana konfiskon drogë, cigare, suplemente, parfume dhe alkool

Dogana ka konfiskuar gjatë ditëve të fundit një sasi të konsiderueshme mallrash të paligjshme dhe të paregjistruara: 40 pako cigare, 5 gramë marihuanë, 2.700 qese me suplemente, 17 parfume, 7.500 euro, 600 paketime me qerpikë artificialë, 35 litra pije alkoolike dhe mallra të tjera të ndryshme. Kundër personave të përfshirë është ngritur procedurë përkatëse.

Shumica e rasteve janë zbuluar nga ekipet mobile doganore, të cilat gjatë kontrolleve në pikat kufitare dhe brenda vendit kanë ndaluar disa shkelje:

  • 40 pako cigare dhe 17 parfume janë zbuluar në Stacionin e Autobusëve në Shkup, gjatë kontrollit të një autobusi me targa turke në linjën e rregullt Stamboll–Gostivar. Mallrat e fshehura u gjetën në disa vende brenda autobusit: mbi vendin e shoferit, pas sediljes së tij, mbi shkallët e përparme, nën dhe mbi sediljet e pasme, si dhe në hapësirën e pushimit të shoferëve.
  • 5 gramë marihuanë u gjetën gjatë kontrollit të një kamperi me targa zvicerane, drejtuar nga një shtetas francez, në pikën kufitare Bllacë.
  • Në pikën kufitare Tabanoc, gjatë kontrollit të një shoferi autobusi, u zbuluan 9.500 euro të paregjistruara. Sipas ligjit, 2.000 euro iu kthyen shtetasit maqedonas, ndërsa 7.500 euro u konfiskuan.
  • Po në Tabanoc, një ekip mobil, me anë të skanerit, zbuloi mallra të paregjistruara në një kamion, mes tyre pajisje për rregullimin e shtëpisë.
  • Në hyrje të shtetit në Bllacë, gjatë kontrollit të një minibus-i, u gjetën 2.700 qese suplemente të markave Arabesca Genitals dhe Arabesca Slim Mix, të fshehura në vende të ndryshme të automjetit. Shoferi deklaroi se bëhej fjalë për një dërgesë për një person në Shkup.
  • 600 paketime qerpikësh artificialë u zbuluan në bagazhin e një shtetaseje italiane, e cila kishte ardhur me fluturim nga Roma në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
  • Në Doganën Shkup 4 u konfiskuan 120 palë çorape me logo të markave të mbrojtura tregtare, për shkak të dyshimit për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
  • Në raste të tjera, në pikat kufitare Dhojran dhe Tabanoc, u konfiskuan një pompë e përdorur, 35 litra pije alkoolike, 117 copë rroba dhe mallra të tjera.

Related Articles

Back to top button