
Më 20.09.2025, në orën 18:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar D.Ç. (50) dhe A.A. (43), të dy shtetas të Turqisë me qëndrim të përkohshëm në Shkup. Ata dyshohet se në një parcelë në Nerez të Epërm, Shkup, kanë shkaktuar një zjarr.
Saktësisht, gjatë punës me një aparat për saldim, nga shkëndijat ka nisur një zjarr në bar të thatë, i cili është përhapur jashtë parcelës. Zjarrfikësit e Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri në Shkup e kanë fikur zjarrin dhe nuk ka pasur persona të lënduar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndiqet kallëzim penal përkatës.



