LokalXLajme

Batinca “ngufatet” këtë pasdite (VIDEO)

Ishin banorët e fshatit Batincë, rrethina e Shkupit që këtë pasditë thithën tym.

Një zjarr i madh ka shpërthyer në malet e këtij fshati, i cili mezi u lokalizua nga autoritet vetëm pas ndërhyrjes me mjete ajrore.

Autoritetet njoftojnë se zjarri tanimë nuk paraqite rrezik për banorët apo objektet e banimit.

“Për të përballuar zjarrin u aktivizuan të gjitha resurset shtetërore të disponueshme: dy avionë er-traktor, një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe njësitë e zjarrfikësve të qytetit të Shkupit, të cilët me profesionalizëm të lartë arritën të lokalizojnë vatrën e zjarrit. Ekipet mbeten në terren për të monitoruar situatën deri në shuarjen e plotë të flakëve dhe për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm”, tha Muhamed Ali, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza./PortaliX

Related Articles

Back to top button