LokalXLajme

Shkatërrohet grupi kriminal që prente ilegalish pyjet, në pranga edhe zyrtarë dhe policë

Mbrëmë në Maleshevë është zhvilluar një aksion i madh policor, i cili edhe sot vazhdon në rajonin e Berovës, Pehçevës dhe Dellçevës. Sipas informacioneve që kemi, bëhet fjalë për një rrjet të organizuar kriminal që prej vitesh ka shkatërruar pyjet përmes prerjeve ilegale, duke abuzuar me funksione zyrtare, duke marrë e dhënë ryshfet dhe duke kryer vepra të rënda kundër mjedisit.

Mes të arrestuarve, jozyrtarisht, janë edhe drejtori aktual i NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe një shef policie, krahas disa zyrtarëve të tjerë policorë, policë pyjorë, një punonjës i Ministrisë së Bujqësisë dhe pronarë kompanish private. Ata dyshohen se kanë ndërtuar një sistem për prerje dhe transport të paligjshëm të druve, të cilët më pas, përmes korrupsionit, i kanë shitur si dru të prerë në mënyrë të ligjshme.

Grupi ka funksionuar si një organizatë kriminale me një synim të vetëm – përfitim personal në kurriz të shtetit dhe të pasurisë natyrore.

Related Articles

Back to top button