LokalXLajme

Bie shitja e banesave

Në tremujorin e dytë të vitit janë shitur më pak banesa se në tremujorin e parë të vitit. Të dhënat që i ka publikuar Agjencia për kadastër të patundshmërive për periudhën prej 1 prillit deri më 30 maj tregojnë se në këtë periudhë janë shitur 676 banesa të sapondërtuara nga investitori, që është për 178 banesa më pak se në krahasim me tremujorin e parë të vitit.

Në fazë të ndërtimit janë 25.354 banesa, të cilat pritet të gjenden në tregun e patundshmërive.

Numër më të madh të banesave të shitura, sipas Regjistrit të çmimeve dhe qirave të patundshmërive, ka në komunën e Aerodromit, ku në tremujorin e dytë janë shitur 164 banesa, ndërsa numër më të madh të shtëpive të blera ka në Manastir, respektivisht 60 shtëpi.

Çmimi më i madh i arritur për banesë për një metër katror është në komunën Qendër, ku një banesë prej 96 metrave katrorë është shitur me çmim prej 260 mijë euro ose 166.563 denarë për një metër katror.

Në tremujorin e dytë të vitit janë u regjistruan edhe 150 shitje të garazheve dhe atë në një numër më të madh komunash, ndërsa numri më i madh i lokaleve afariste u shitën në komunën Qendër (28).

Në tremujorin e dytë, në Regjistrin e çmimeve dhe qirave u regjistruan 754 shitje nga një investitor, nga të cilat 676 ishin banesa, 71 shtëpi, pesë garazhe dhe dy lokale afariste. 

Related Articles

Back to top button