
Një zjarr herët në mëngjes shpërtheu në një servis për automjete para Pintisë, në vendin e quajtur Kamenik. Në servis kishte më shumë automjete, vaj për automjete dhe sende djegëse.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim informoi se zjarri shpërtheu para orës 4 dhe se është shuar para orës 6. Në terren intervenuan tetë automjete zjarrfikëse.
Në videon e publikuar nga kamerat e sigurisë, vërehet se si një person hyn në servis dhe shkakton zjarr.



