LokalUncategorized @sqXLajme

Banka Popullore: Ulen ndjeshëm tarifat për pagesat elektronike

Banka Popullore njoftoi sot se masat e saj për uljen e kompensimeve që bankat u ngarkojnë qytetarëve dhe kompanive për pagesat elektronike tashmë po japin rezultate të dukshme.

Pas komunikimeve intensive dhe uljes së kostove për përdorimin e Sistemit të Pagesave Ndërbankare të Maqedonisë (SPNM), bankat kanë rishikuar planet e tyre tarifore dhe kanë reduktuar ndjeshëm çmimet për shërbimet e pagesave.

Sipas BP, kompensimet për pagesat përmes SPNM janë ulur mesatarisht me rreth 50%, ndërsa pagesat elektronike brenda të njëjtës bankë për qytetarët janë bërë falas në shumicën e bankave. Për kompanitë, tarifat për pagesat elektronike përmes SPNM janë ulur mesatarisht me rreth 30%, ndërsa ato për pagesat e brendshme me rreth 55%. Bankat gjithashtu po kalojnë drejt tarifave më të ulëta fikse për transaksion, të njohura paraprakisht dhe që nuk varen nga shuma e pagesës.

Tarifat e reja tashmë janë në fuqi në disa banka, ndërsa pjesa tjetër pritet t’i zbatojë deri në tetor.

Nga Banka Popullore theksojnë se këto ndryshime janë pjesë e vizionit për digjitalizimin dhe modernizimin e sistemit të pagesave, duke nxitur përdorimin e shërbimeve elektronike, forcimin e besimit në institucionet financiare dhe rritjen e përgjegjësisë shoqërore të sektorit bankar.

Related Articles

Back to top button