
Mëngjesi i sotëm e gjeti deponinë “Drislla” sërish nën flakë. Ekipet e zjarrfikësve, me dhjetë automjete të angazhuara që nga dje, po luftojnë për të mos lejuar që zjarri të përhapet drejt barit dhe pyllit që gjendet mbi deponi.
Por Drislla nuk është i vetmi front. Në Likovë e Gazi Babë, pranë fshatrave Nikushtak dhe Bulaçan, po digjen pyje të degraduara me lisa dhe shkurre. Flakët kanë përfshirë edhe Strugën, ku pranë fshatit Tatesh është përfshirë një pyll me pisha, ndërsa në lagjen Elenkamen po digjet vegjetacion i ulët.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se dy vatra janë nën kontroll: në Berovë, pranë fshatit Rusinovë, dhe në Strumicë, te deponia e Kuklishit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 23 zjarre, kryesisht duke djegur barishte dhe mbeturina.
Autoritetet rikujtojnë se ndalesa për hyrje në pyje dhe tokë pyjore mbetet në fuqi deri më 30 shtator. Gjoba për shkelësit shkon nga 1.500 deri në 2.000 euro.
Statistikat janë alarmante: vetëm vitin e kaluar, në Maqedoni u dogjën mbi 94 mijë hektarë pyje – aq sa për gati një dekadë të tërë më parë.PortaliX



