
Sot pasdite një zjarr i madh përfshiu deponinë Drislla, konfirmoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.
Sipas tij, situata është nën kontroll.
“Zjarri po shuhet nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit. Në këto raste shuarja është gjithmonë e vështirë, për shkak të reaksioneve kimike dhe biologjike që ndodhin brenda deponisë dhe prodhojnë gazra të djegshëm”, theksoi Angellov.



