LokalXLajme

Nesër seancë për ASK-në, do ta udhëheqë Skender Rexhepi

Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Zbulimit do të mbajë seancë nesër në orën 10:00. Sipas marrëveshjes, seancën duhet ta kryesojë kryetari i Komisionit, Skender Rexhepi.

Këtë marrëveshje e arritën vetë anëtarët e Komisionit dhe për këtë e njoftuan edhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

“Ata arritën marrëveshjen vetë dhe unë e respektoj atë”, deklaroi sot kryetari i Kuvendit në një bisedë joformale me gazetarët.

Të njëjtin ditë, pas seancës, anëtarët e Komisionit që kanë certifikata sigurie do të realizojnë vizitë mbikëqyrëse në ASK.

Related Articles

Back to top button