
Kandidati i VLEN për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazi ka shpalosur prioritetin e tij kryesor.
Elmazi duke njoftuar se 90% e banorëve të Sarajit kërkojnë ujë, bënë të ditur se prioritet i tij kryesor është që “Saraji të jetë me ujë të pijshëm”.
“Nuk guxon që bashkëvendasit e mi të qëndrojnë pa ujë në shekullin XXI!”, tha Elmazi.



