Lokal

Erkan Arifi paraqitet nga pika kufitare Bellanoc – Stançiq: Likova, lidere e sukseseve – vazhdojmë edhe për një mandat

Kryetari i Likovës dhe kandidati i BDI-së edhe për një mandat, Erkan Arifi sot është shfaqur para pikës kufitare Bellanoc – Stançiq.

Ai tha se hapja e kësaj pike kufitare, është rezultat i punës së Komunës së Likovës.

“Komuna e Likovës ka një rol të rëndësishëm dhe thuaj se lidere në realizimin e projekteve nga Programa IPA – bashkëpunimi ndërkufitar (IPA Cross-Border Cooperation), prandaj edhe kjo tregon se në këtë drejtim suksesi me në krye Kryetarin, Ekan Arifi është i sigurtë edhe gjatë mandatit të ri që po vjen 2025 – 2029, falë mbështetjes suaj .

#Bashkë Vazhdojmë +4″, tha Arifi.

Ai premtoi se në mandatin e ardhshëm do të realizohen edhe projekte të tjera të përmasave të njëjta – me interes të banorëve të Likovës.

“Do të vazhdojmë bashkërisht edhe për një mandat katërvjeçar”, tha Arifi.

Related Articles

Back to top button