LokalXLajme

VLEN: Shqiptarët janë themeli i barazisë dhe demokracisë në Maqedoninë e Veriut

Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, koalicioni VLEN ka përcjellë urime për të gjithë qytetarët, duke theksuar rolin vendimtar të shqiptarëve në forcimin e barazisë dhe të demokracisë në vend.

“Nuk mund të kuptohet historia moderne e shtetit pa Marrëveshjen e Ohrit, e cila i dha këtij vendi dimensionin e barazisë dhe e bëri shtëpi për të gjithë qytetarët. Pavarësia dhe barazia janë dy shtyllat mbi të cilat ndërtohet e ardhmja jonë e përbashkët”, thuhet në urimin e VLEN-it.

Koalicioni thekson se shqiptarët ishin dhe mbeten forca më e rëndësishme për orientimin euroatlantik të vendit dhe garancia e bashkëjetesës.

“VLEN u uron të gjithë qytetarëve Gëzuar Ditën e Pavarësisë, me besim se së bashku do të vazhdojmë ta forcojmë demokracinë, barazinë dhe perspektivën evropiane të vendit tonë”, përfundon mesazhi.

Related Articles

Back to top button