LokalXLajme

Trump uron Maqedoninë për Ditën e Pavarësisë, Aggeler ia përcjell Siljanovskës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Angela Aggeler, ia dorëzoi presidente­s së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, një letër urimi nga presidenti amerikan Donald Trump me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Në letrën e Presidentit Trump, theksohet përkushtimi i Uashingtonit për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin dhe partneritetin me Maqedoninë e Veriut.

“SHBA pret me padurim avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ngushtë dhe partneritetit midis dy vendeve në vitet që vijnë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane, të shoqëruar me mesazhin #USMK30 dhe #30YearsForward.

Ky gjest diplomatik vjen në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat mbeten partnerë strategjikë në fushën e sigurisë, demokracisë dhe integrimit euroatlantik.

Related Articles

Back to top button