LokalXLajme

Ali Ahmeti: Shqiptarët duan shtet unitar, të barabartë dhe europian – çdo gjë tjetër është mashtrim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një mesazh me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, kujtoi rrugën e vështirë të shqiptarëve në vend dhe theksoi se barazia dhe bashkëjetesa janë themeli i shtetit.

Ai rikujtoi se shqiptarët fillimisht ishin të përjashtuar nga procesi i pavarësisë dhe se Kushtetuta e vitit 1991 kishte karakter diskriminues, duke promovuar supremacinë etnike të shumicës. “Politikat e gabueshme morën fund në vitin 2001, kur shqiptarë e maqedonas u zotuam bashkë ta ndërtojmë Maqedoninë e re, të barabartë dhe euroatlantike, përmes Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ahmeti.

Duke shprehur shqetësim për rikthimin e narrativave të vjetra antishqiptare, kreu i BDI-së paralajmëroi se çdo fushatë që cënon marrëdhëniet ndëretnike është dëm i madh për shtetin: “Fiton partia, humb shteti!”

Ahmeti theksoi qartë:
“Asnjë rrezik nuk i kanoset shtetit nga barazia me shqiptarët. Shqiptarët duan shtet unitar, të barabartë, të integruar në NATO dhe në Bashkimin Europian. Çdo gjë tjetër që dëgjoni është mashtrim.”

Në fund, ai u bëri thirrje liderëve politikë maqedonas që të heqin dorë nga politikat e frikës, të respektojnë vullnetin e shqiptarëve dhe të rikthehen në rrugën e barazisë dhe integrimit europian./PortaliX

Related Articles

Back to top button