
Arnaqia duket e gatshme për një fillim të ri, sipas kandidatit për kryetar të Sarajit nga VLEN, Muhamed Elmazi. Ai u shpreh se ishte një nder dhe kënaqësi të bashkëbisedonte me banorët, të cilët sipas tij, sjellin energji dhe ide të freskëta për vendbanimin e tyre.
“Banorët nuk durojnë më që uji dhe kanalizimi të jenë kryetemë e kërkesave të tyre pas katër viteve. Tashmë ata janë përcaktuar për ndryshimin”, theksoi Elmazi, duke nënvizuar optimizmin për të ardhmen e komunës.
Ai shprehu bindjen se tetori i ndryshimit është më afër se kurrë dhe ftoi qytetarët të jenë pjesë e këtij procesi transformues.



