LokalXLajme

Arben Fetai për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Korrigjon padrejtësinë e trashëguar nga regjimi i BDI-së

Pas pranimit të mendimit të Komisionit të Venecias, projektligji për përfaqësim të drejtë pritet të dorëzohet në Kuvend dhe të hyjë në procedurë parlamentare. Zëvendëskryeministri Arben Fetai tha se pret mbështetje të gjerë politike për këtë ligj gjithëpërfshirës.

“Ky ligj është shumë i vonuar, duhej të ishte miratuar që në vitin 2003. Miratimi i tij korrigjon një tjetër padrejtësi të trashëguar nga regjimi i BDI-së,” deklaroi Fetai.

Ai theksoi se ligji nuk është i destinuar vetëm për një bashkësi të vetme, por për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, duke e cilësuar si një vizion evropian që vendos barazinë dhe drejtësinë në standarde funksionale.

“Sot po e hapim një kapitull të ri për shtetin tonë, ku përfaqësimi i drejtë nuk mbetet deklarativ, por bëhet e drejtë e garantuar dhe e mbrojtur nga mekanizma institucionalë,” tha Fetai./PortaliX

VIDEO

Related Articles

Back to top button