LokalXLajme

Skandal në MPB: Punonjës të policisë akuzohen se lejuan të “shlyhen” qindra gjoba trafiku!

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standardet Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër tre të punësuarve të MPB-së – B.F., Gj.I. dhe S.P., të dyshuar për veprën penale “mosveprim i kujdesshëm në detyrë” sipas nenit 353-v të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, në periudhën nga janari 2022 deri në dhjetor 2023, tre punonjësit nga Njësia për Kundërvajtje pranë SPB Shkup kanë pranuar dhjetëra procesverbale për kundërvajtje në komunikacion dhe gjoba të shqiptuara ndaj qytetarëve, por nuk kanë vepruar brenda afateve ligjore, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Hetimi ka zbuluar se për 143 raste nuk janë përgatitur fare kërkesa për fillimin e procedurës kundërvajtëse, ndërsa për 30 raste kërkesat janë hartuar, por nuk janë dërguar tek institucionet kompetente në kohë, duke bërë që rastet të shlyhen për shkak të parashkrimit ligjor.

Me këtë veprim, është shkaktuar dëm i llogaritur nga 865 mijë deri në pothuajse 2 milionë denarë në buxhetin e MPB-së./PortaliX

Related Articles

Back to top button