LokalXLajme

Vetoja e mundshme?! Gordana Siljanovska bën thirrje për konsesus

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, ka reaguar lidhur me mundësinë e një vetoje të re nga Bullgaria në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo theksoi se vendi nuk duhet të ndërmarrë hapa të nxituara, sidomos kur bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese. “Nëse sërish na vendos fqinji në veto, atëherë do t’i ndërpresim negociatat. Po, do t’i ndërprejmë, dhe kjo i konvenon fqiut. Ama, edhe të ndryshojmë Kushtetutën për të 37-tën herë, nuk shoh pse duhet në këtë moment. Nuk ka nevojë,” deklaroi Siljanovska.

Presidentja theksoi se para çdo deklarate në Bruksel, palët politike duhet të ulen në Kuvend dhe të arrijnë konsensus se si duhet të sillet vendi në raport me procesin e integrimit. “Le të merren vesh këtu, para se të japin deklarata atje,” shtoi ajo.

Siljanovska apeloi se vetëm përmes unitetit të brendshëm mund të shmangen situata që, sipas saj, i shërbejnë interesave të fqinjëve dhe jo qytetarëve të Maqedonisë së Veriut./PortaliX

VIDEO

 

Related Articles

Back to top button