
Deputetja e VLEN-it, Merita Kollçi Koxhaxhiku, në një konferencë për shtyp akuzoi BDI-në se ka shndërruar politikën në interes të ngushtë partiak, duke manipuluar me ndjenjat kombëtare dhe aspiratat evropiane të shqiptarëve.
Sipas saj, shqiptarët nuk kanë nevojë për heshtje, por për përgjigje të qarta.
Kollçi Koxhaxhiku kujtoi se BDI ka qenë e përfshirë edhe më herët në skandale: nga ndihma për arratisjen e Gruevskit, tek amnistia për Mijalkovin dhe ekipin e tij.
“E gjithë kjo tregon dëshpërimin e një elite të korruptuar, që e di se koha e saj po përfundon,” tha ajo.
Në fund, deputetja theksoi se BDI ka shndërruar politikën në tregti dhe shqiptarët i ka kthyer në peng të marrëveshjeve me refugjatë e kriminelë.
“VLEN është këtu për të sjellë politikë të pastër, transparencë dhe përgjegjësi. Qytetarët meritojnë institucione që punojnë për ta, jo marrëveshje të fshehta që shërbejnë vetëm interesave personale,” përfundoi Kollçi Koxhaxhiku.



