XLajme

Të rinjtë nuk duan të bëhen policë për 20 mijë denarë, reagon polici Alimi

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatit të Pavarur të Policëve Florim Alimi ka reagua për pagat e policëve në Maqedoninë e Veriut. Ai ka prezantuar një llogari të një rroge që merr një polic që arrin afro 38 mijë denarë, vetëm nëse merr shtesa për pune gjatë festave dhe fundjavave ose në detyra me rrezik.

Alimi reagon duke e vlerësuar pagën bazë prej 20 mijë denarësh të një polici si një dekurajim për të rinjtë e tjerë që mendojnë të bëhen policë në të ardhmen.

Ja postimi i plotë ku jepen detaje se si formulohet një pagë e një polici që ka maksimum detyra dhe kujdestari.

“1. Rroga bazë ndër minimale 20.000den

Rroga bazë për policë (sipas kategorisë dhe koeficientit) shpesh del më e ulët se paga

-realisht pa shtesa, paga bie afërsisht 20.000 denarë, që është më pak se paga minimale ligjore (-24.500 denarë në vitin 2025).

Kjo është një nga arsyet pse rinia nuk ka interesim të vijë në polici – baza nuk është konkurruese.

  1. Shtesat kryesore

30% rezikshmëri e detyrës (autorizime policore):

Nëse rroga bazë është 20.000 den, kjo shtesë del -6.000 den.

Turnet e natës:

Shtesë për orë nate, varësisht orarit (mesatarisht 2.000–3.000 den).

Turnet e fundjavës:

Zakonisht 1.000–2.000 den shtesë.

Ushqimi:

Kompensim i rregullt (-1.500–2.000 den).

Transporti (udhëtimi):

Varet nga distanca, mesatarisht 2.000–3.000 den.

Përvoja 25 vjeçare:

Shtesë për stazh (10–15%) – afërsisht 2.500–3.500 den.

Arsimimi i lartë:

Jepet shtesë për nivel të arsimimit, zakonisht 1.500–2.000 den.

  1. Totali i llogaritur

Nëse i mbledhim:

20.000 den (baza)

6.000 den (rezikshmëria)

2.500 den (nata)

1.500 den (vikend)

2.000 den (ushqim)

2.500 den (transport)

3.000 den (stazh)

1.500 den (arsimi)

Afërsisht: 38.500 den

  1. Problemi kryesor

Paga bazë më e ulët se paga minimale është një absurd ligjor dhe profesional.

Sistemi i policisë është mbështetur vetëm te shtesat për ta ngritur rrogën, ndërkohë që baza mbetet demotivues.

Prandaj, të rinjtë shohin realisht bazën (20.000 den) dhe nuk kanë interesim për një profesion me shumë përgjegjësi dhe rrezik”, shkruan Alimi.

 

Related Articles

Back to top button